Hajdin Salihu titullar në barazimin e Polonisë së Varshavës

- Bota Sot

Hajdin Salihu titullar në barazimin e Polonisë së Varshavës

Skuadra e Polonisë nga Varshava ka luajtur baras si vendase me rezultat 1:1 ndaj Miedz Legnica-s, në takimin e javës së 26-të të Ligës së Dytë polake.

Pas dy humbjeve radhazi, skuadra nga kryeqyteti polak iu kthye rezultateve pozitive, edhe pse vetëm me një barazim.

Futbollisti nga Kosova, Hajdin Salihu, u paraqit nga minuta e parë për Poloninë, duke dhënë maksimumin në fushë në repartin e mbrojtjes.

Salihu u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 31-të.

Zjawinski shënoi në minutën e 65-të për vendasit, ndërsa Joviçiq barazoi për Legnica-n në minutën e 83-të.

Polonia renditet në vendin e pestë me 41 pikë, ndërsa Legnica në të tetin me 39 pikë.



Read it all at Bota Sot