Tirana do të presë Vorën në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ky takim është rezervuar për javën 29 të Abissnet Superiore dhe është si finale mbijetese.
Në tri sfidat e mëparshme të këtij sezoni, Vora ka fituar dy dhe një tjetër është mbyllur me barazim. Bardheblutë duan vetëm fitore, pasi mposhtën Bylisin në javën e kaluar.
Tirana është pa Xhixhën dhe Tabekun nga minuta e parë. Të dy këto qëndrojnë të gatshëm në stol për Orges Shehin.
FORMACIONET ZYRTARE
Tirana: Bekaj; Vera, Kortez, Halili, Ndong, Alvarez, Kobiljar, Rafa, Mysloviç, Haxhiu, Mehmeti
Trajner: Orges Shehi
Vora: Harizaj; Repaj, Çibuike, Kashari, Tabaku, Fazalgiç, Geci, Luis Felipe, Daka, Kasalla, Bardhi
Trajner: Arjan Bellaj.