Prishtina e Re u kthye me pikë të madhe nga Klina.
Skuadra e Prishtinës së Re ka barazuar me rezultat 1:1 me Dukagjinin, në takimin e javës së 26-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Prishtina e Re kaloi në epërsi me golin e Ibrahim Kargbo, ndërsa Altin Mërlaku barazoi.
Dukagjini është në vend të gjashtë me 34 pikë e Prishtina e Re në fund me 24 sosh.
Megjithatë Dukagjini nuk e ka qetësinë për faktin se i ka vetëm pesë pikë larg pozitës së tetë në tabelë, pozitë që shpie në barazh.