Katër gola larg rekordit/

- Bota Sot

Katër gola larg rekordit/

Duket si një rul që shtyp gjithçka përpara vetes.

Bajerni u konfirmua edhe një herë si tmerri I rivalëve në Bundesligën gjermane, gjithnjë nëse skuadrat e tjera meritojnë të quhen rivalë.

Bavarezët, kampionë në fuqi të vendit, fituan 4-0 ndaj Unionit të Berlinit në stadiumin “Alianc Arenë” të Mynihut, dhe jo vetëm që po shkojnë të sigurt drejt mbrojtjes së titullit, por edhe drejt një rekordi.

Pasi Olise, dy herë Gnabri dhe një herë Harri Kejn shënuan ndaj kryeqytetasve, Bajerni ka tani 97 rrjeta këtë sezon.

I duhen edhe vetëm 4 për të barazuar rekordin që mbajnë po vetë me 101 gola në një edicion të vetëm të Bundesligës.

Padyshim që do ta thyejnë dhe me diferencë pasi në dispozicion kanë edhe 7 ndeshje.

Skuadra e trajnerit Vinsent Kompani ka mundësi të barazojë edhe një tjetër rekord, por jo edhe që ta thyejë.

Me 70 pikë deri tani, bavareztë mund të arrijnë deri në 91, aq sa është rekordi që e kanë po ashtu ata vetë, gjithnjë nëse fitojnë çdo sfidë që ka mbetur.

Dortmundi është 9 pikë prapa, dhe rrezik nuk ka, e padyshim që mendohet më shumë për sfidën çerekfinale në Champions ndaj Realit, një duel vërtet I jashtëzakonshëm.

Sidoqoftë, ekziston një shqetësim.

Bajerni pëson shumë gola, dhe ndaj Unionit u mbajt rrjeta e paprekur për herë të parë në 7 sfidat e fundit të sezonit.



Read it all at Bota Sot