Sa janë gjasat? Fisnik Asllani flet para sfidës me Sllovakinë

- Bota Sot

Sa janë gjasat? Fisnik Asllani flet para sfidës me Sllovakinë

Ylli i Hoffenheimit Fisnik Asllani thotë se kualifikimi në Kupën e Botës do të ishte dhurata më e mirë për të gjithë tifozët e Kosovës.

Tashmë katër ditë na ndajnë nga Kupa e Botës, ku Kosova do të jetë mysafir i Sllovakisë, ndërsa në rast fitore atëherë në Prishtinë do ta zhvillojë finalen ndaj fituesit së gjysmëfinales tjetër Turqi – Rumani.

Në një intervistë të gjatë për “Sport Bild”, Asllani është pyetur edhe rreth mundësisë së kualifikimit në Botëror, aty ku u shprehë se të gjithë tifozët e Kosovës po e presin me padurim.

“Mund të jetë gjëja më drastike që ka ndodhur ndonjëherë ose që mund t’i ndodhë shtetit.

Po, nuk e di, nuk mund të përshkruhet me fjalë.

Sa mesazhet kanë ardhur në këta muajt e fundit, të gjithë thonë se kualifikimi në Kupën e Botës do të ishte dhurata më e mirë për ne”.

Megjithatë, Asllani e pranoi se nuk do të jetë aspak e lehtë me Sllovakinë:

“Do të ishte edhe për ne dhurata më e mirë dhe po, e presim me padurim ndeshjen.

Do të jetë shumë e vështirë. Sa janë gjasat?

Nuk besoj që ka ndonjë kombëtare që duhet nënvlerësuar ose diçka të tillë, as ne nuk duhet të jemi të nënvlerësuar.

E kemi kualitetin dhe mundësitë janë aty.

Sllovakia e ka mposhtur Gjermaninë në shtëpi, mendoj ka qenë 2:0, prandaj vlerësohet si brutalisht e vështirë.

Nuk ka më ndeshje të lehta me kombëtaren, të gjithë e vendosin zemrën në lojë prandaj nuk do të jetë e lehtë për askënd”.



Read it all at Bota Sot