Skënderbeu kryeson

- Bota Sot

Skënderbeu kryeson

Kategoria e Parë uli siparin e javës së 28-të këtë të diel, me pesë ndeshje të zhvilluara që dhuruan rivalitet, intensitet dhe përballje të luftuara në çdo fushë.

Java u hap me barazimin pa gola në Fier, ku Apolonia dhe Lushnja ndanë pikët në një sfidë të ekuilibruar.

Në ndeshjet e sotme, Skënderbeu u rikthye te fitorja, duke mposhtur Besën në transfertë me rezultatin minimal 0-1. Fitore të rëndësishme regjistroi edhe Pogradeci, që triumfoi bindshëm 3-0 ndaj Burrelit në stadiumin “Liri Ballabani”.

Ndërkohë, Laçi u ndal në barazim 1-1 përballë Ilirisë në transfertë, ndërsa Korabi siguroi një sukses minimal 1-0 ndaj Luftëtarit. Kukësi konfirmoi formën e mirë, duke marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat pas suksesit 0-2 në transfertë ndaj Kastriotit.



Read it all at Bota Sot