Afrimi i ri në Kombëtare feston ftesën me asist fantastik, merr duartrokitje nga Strakosha

- Bota Sot

Afrimi i ri në Kombëtare feston ftesën me asist fantastik, merr duartrokitje nga Strakosha

Një nga afrimet e reja në Kombëtaren shqiptare për ndeshjet e play-off të muajit mars është Stavro Pilo, mbrojtësi i majtë i cili ka shkëlqyer në këto sezone me fanellën e AEK të Athinës.

Futbollisti ka qenë titullar i rregullt në këtë edicion me ekipin i cili po dominon kampionatin dhe ka dhuruar sot një tjetër paraqitje të mirë, duke qenë protagonist në fitoren 3-0 ndaj Kifisia teksa dha një asist.

Në minutën e 26 të duelit, Pilo u shkëput mirë në krahun e majtë dhe pas një kontrolli të shkëlqyer të topit, dha një asist perfekt për Varga, i cili çoi sferën në rrjetë duke regjistruar shifrat 3-0 për AEK.

Një aksion për të cilin edhe Thomas Strakosha duartrokiti nga distanca, ashtu si publiku në tribunë, ndërsa autori i golit shkoi të falënderonte pikërisht Pilon.

Ky i fundit mori përgëzime dhe shpulla nga shokët e skuadrës të cilët e festuan në këtë mënyrë asistin që kishte dhënë.



Read it all at Bota Sot