Fiorentina ka frenuar liderin e Serie A, Interin, duke barazuar me rezultat 1:1, në takimin e javës së 30-të.
Esposito në minutën e parë kaloi në epërsi liderin e kampionatit italian.
Fiorentina e ka barazuar rezultatin në pjesën e dytë,
Në minutën e 77-të Cher Ndour ka realizuar.
Pas javës së 30-të Interi kryeson me 69 pikë, 6 pikë më shumë se Milani në pozitën e dytë.
Fiorentina e zë vendin e 16-të me 29 pikë të grumbulluara.