Spektakël në derbin e Madridit, Reali trondit Atleticon

- Bota Sot

Spektakël në derbin e Madridit, Reali trondit Atleticon

Real Madridi ka dhuruar lojë të madhe në përballjen me Atletico Madridin, duke triumfuar me përmbysje me rezultat 3:2.

Spektakël në derbin e Madridit, me eurogola që i mahnitën tifozët në tribunat e “Santiago Bernabeut”. 

Futbollisti Molina ka realizuar eurogol, në minutën e 66-të. 

Ai nga rreth 20 metra, me një goditje të furishme shënoi në këndin e epërm të djathtë dhe ishte e pambrojtshme për portierin Lunin, 2:2. 

Nuk vonoi shumë, Vinicius Junior mjeshtër i madh, nga 16 metra shënoi në këndin pothuajse të poshtëm të majtë, 3;2 në minutën e 72-të.

Për Realin shënuan Vinicius Junior (52 - nga penalltia e 72) e Valverde (55) dhe për Atleticon  Lookman (33) e Molina (66).

Në minutën e 77-të Valverde ndërhyri keq nga prapa dhe gjyqtari nuk e fali, pa një pa dy e ndëshkoi direkt me karton të kuq.

Në minutën e 81-të fat i madh për Realin, goditja e Alvarez të Atleticos përplaset në traversë!

Pas javës së 29-të në kampionatin spanjoll, Barcelona kryeson me 73 pikë, pasojnë Reali me 69, Villareali 58, Atletico Madridi 57 pikë.



Read it all at Bota Sot