Ish-kryeministri francez, Lionel Jospin, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.
Jospin, i njohur për reformat si java e punës 35-orëshe dhe njohjen ligjore të bashkëjetesës për çiftet e të njëjtit seks, drejtoi qeverinë franceze nga 1997 deri në 2002.
Ai u tërhoq nga politika pas eliminimit të papritur në zgjedhjet presidenciale të vitit 2002.
Detaje tjera nuk u dhanë.