Shënohet 27-vjetori i Betejës së Kotlinës

- Bota Sot

Shënohet 27-vjetori i Betejës së Kotlinës

OVL e UÇK-së në Kaçanik sot shënon 27-vjetorin e betejës së 24 marsit 1999, e zhvilluar në Kotlinë të Kaçanikut.

Po ashtu gjatë kësaj dite do të përkujtohet rënia heroike e dëshmorëve dhe martirëve: Ismail Kuqi, Sali Vlashi, Nexhadi Kuqi, Xhemajl Kuqi, Neshat Rexha, Sabit Loku, Sabri Loku, Mahi Loku, Cen Loku, Adnan Loku, Izjah Loku si dhe martirët: Garip Loku, Naser Loku, Vesel Vlashi, Idriz Kuqi, Zymer Loku, Minah Kuqi, Sherif Kuqi, Beram Loku, Agim Loku, Ismajl Loku, Ismet Loku, Danush Kuqi, Ibush Loku, Naser Loku.

Sot shënohet po ashtu edhe 27-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.

Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.

Sulmet ajrore kundër forcave serbe e malazeze vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i kriminelit Millosheviq dhe më 11 qershor forcat e armikut fillojnë ta lëshojnë territorin e Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe, mijëra civilë shqiptarë të Kosovës u dëbuan nga shtëpitë e tyre, dhe mijëra të tjerë u vranë ose u zhdukën si pasojë e operacioneve të forcave serbe.



Read it all at Bota Sot