Aksion i madh antidr0gë në Suharekë, kapet hero*inë mbi 1.8 kg – arrestohen tre persona (emrat)

- Gazeta e Prizrenit

Aksion i madh antidr0gë në Suharekë, kapet hero*inë mbi 1.8 kg – arrestohen tre persona (emrat)

Një operacion i madh antidrogë është finalizuar në fshatin Gjinoc të Suharekës, ku pas një hetimi disamujor me masa të veçanta hetimore, Policia ka goditur një rast të rëndë të trafikut të narkotikëve.

Operacioni i koduar “Kimisti” është realizuar më 23 mars rreth orës 16:00 nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

Gjatë aksionit, është ndaluar një furgon i tipit VW, ku në një bunker të improvizuar për fshehje janë gjetur dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë rreth 1 kilogram.

Operacioni ka vazhduar me arrestimin e tre personave: A. Rexhepaj, R. Berisha dhe B. Shillova, si dhe me realizimin e tri bastisjeve në rajonin e Suharekës.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar: mbi 1.8 kilogram heroinë, 14 gram marihuanë, 3 revole dhe një pushkë gjuetie, mbi 260 fishekë të kalibrave të ndryshëm,   një peshore digjitale, 5 telefona mobilë, pajisje DVR të kamerave, 2 vetura dhe pajisje tjera relevante .
   

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit janë në zhvillim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



Read it all at Gazeta e Prizrenit