“Ishte nën përcjellje prej kohësh”, ky është serbi i arrestuar për krime lufte në Kosovë

- Bota Sot

“Ishte nën përcjellje prej kohësh”, ky është serbi i arrestuar për krime lufte në Kosovë

Një ditë më parë, institucionet e sigurisë dhe të hetuesisë në Kosovë e kanë prangosur një person që dyshohet për krime lufte gjatë viteve 1998-1999.

Serbi i arrestuar në pikëkalimin kufitar të Merdares është Zoran Stankoviq.

Ai ishte prej kohësh nën përcjellje nga autoritetet e Kosovës dhe është kapur në momentin që ka hyrë në pikën kufitare të Merdares.

Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, "i pandehuri, si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Matiçan, Komuna e Prishtinës gjatë periudhës kohore 1998-1999. Brenda afatit ligjor, sipas Kodit te Procedurës Penale, Prokuroria Speciale do të paraqesë në Gjykatën Themelore te Prishtinës, Departamenti Special kërkesën për paraburgim”, thuhet në njoftim.



Read it all at Bota Sot