Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, nuk i ka përmbajtur emocionet gjatë një deklarate për media, teksa është pyetur për legjendën e klubit, Johan Cruyff, në 10-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Laporta u përlot teksa foli për ndikimin e jashtëzakonshëm që Cruyff ka pasur jo vetëm te Barcelona, por në gjithë botën e futbollit.
Ai theksoi se figura e holandezit mbetet ende e pranishme në përditshmërinë e klubit katalanas.
“Johan Cruyff ishte shumë më tepër sesa një futbollist. Ne mendojmë për të çdo ditë dhe vazhdojmë të ‘bisedojmë’ me të çdo ditë”, u shpreh Laporta mes emocionesh.
| Joan Laporta in tears after being asked about Johan Cruyff, who passed away 10 years ago today:
Cruyff konsiderohet si një nga figurat më të rëndësishme në historinë e Barcelonës, duke lënë gjurmë të pashlyeshme si lojtar dhe trajner.