Maqedonia e Veriut në futboll sot udhëton për në Kopenhagë për ndeshjen eliminatore kundër Danimarkës për një vend në Kupën e Botës..
Me trajnerin e ri Goce Sedloski dhe energjinë e re në ekip, atmosfera është pozitive.
Para kësaj ndeshje ka folur Reshat Ramadani, futbollisti i Shkëndijës.
Ai thotë se janë të vetëdijshëm për vlerën që ka kjo ndeshje për Maqedoninë.
“Ne e dimë se cfarë ndeshje është kjo për ne.
E dimë se cfarë vlere ka kjo ndeshje për Maqedonisnë.
Do të hyjmë në fushë për të dhënë maksimumin dhe rezultatiti do të tregohet në fund”, tha mes tjerash Ramadani.
Në videon e mëposhtme mund të ndiqni deklaratën e tij para sfidës së të enjtës.