Ylber Ramadani i bashkohet grumbullimit te Shqipëria

- Bota Sot

Ylber Ramadani i bashkohet grumbullimit te Shqipëria

Kombëtarja e Shqipërisë është grumbulluar për ndeshjen jetike ndaj Polonisë, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Telesport raporton një moment interesant – ku protagonist është Ylber Ramadani.

Mesfushori ishte duke qëndruar afër gruas së tij, e cila është gati për lindje – por telefonata e Sylvinhos e largoi atë nga Italia.

Ramadani menjëherë mori avionin dhe u nis drejt Tiranës për t’u bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës.

Shqipëria tashmë ka filluar përgatitjet për ndeshjen e madhe ndaj Polonsië – që zhvillohet të enjten nga ora 20:45.



Read it all at Bota Sot