Arsimi nga Çegrani ka shënuar fitore të madhe me rezultat 1:0 ndaj Vardarit të Shkupit, në takimin e javës së 24-të të elitës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Vildan Saliu (trajner i KF Arsimit), trajner i javës në Maqedoninë e Veriut.
“Skuadra e Vildan Saliut neutralizoi ekipin e Goce Sedloskit. Vardari, përveç 2-3 rasteve në fillim dhe mundësisë së Zakariq në fund, nuk mundi të bënte asgjë për të shmangur humbjen
. Prandaj, edhe Saliu ka një "faj" të madh që e përgatiti ekipin në mënyrë të shkëlqyeshme, dhe ai u përgjigj me një triumf të motivuar ndaj ekipit më të trofeshëm”, shkruan mediumi maqedonas “Ekipa”.