Vetëm fitore për Barcelonën

- Bota Sot

Vetëm fitore për Barcelonën

Hansi Flick është zgjedhur si trajneri më i mirë në LaLiga për muajin mars.

Trajneri i Barcelonës ka mposhtur Diego Pablo Simeonen dhe Luis Kastron në votimin përfundimtar.

Muaji mars i Barçës në kompeticionin vendas ishte i pacenuar, tre ndeshje dhe tre fitore. Ata fituan në San Mamés (0-1), mposhtën Sevijan (5-2) dhe mundën Rajo Vajekanon (1-0).

Pavarësisht se e mbajti ekipin në krye, është hera e parë që Flik e fiton këtë çmim këtë sezon. Çmimin për muajin e parë të sezonit, në gusht, e fitoi Çabi Alonso.

Në këtë pikë të kampionatit të sezonit të kaluar, Flik ishte zgjedhur tashmë si trajneri më i mirë i muajit në tre raste, gusht, tetor dhe shkurt.

Përveç kësaj, ai e përfundoi vitin e tij të parë në Barcelonë si trajneri më i mirë i të gjithë kompeticionit. Ai ishte i vetmi i zgjedhur më i miri i muajit në më shumë se një rast. Këtë vit ai mund ta bëjë përsëri.



Read it all at Bota Sot