Një ngjarje e futbollit që nuk harrohet nga gjeneratat e vjetra dhe të mesme padyshim është ndeshja e gjysmëfinales së Kupës së ish Jugosllavisë për të rinjtë, mes Kosovës së Vushtrrisë dhe skuadrës boshnjake Velezhit të Mostarit.
Rekord i shikueshmërisw në Vushtrri, një rekord që kurrë nuk u thye sa i përket shikueshmërisë me gjasë.
Rreth 5000 shikues ndoqën ndeshjen Kosova – Velezhi. Skuadra nga Mostari kishte fituar me rezultat 1:0 më golin e Selimotiqit në minutën e 36-të, duke eliminuar vushtrriasit.
Futbollisti Besnik Kollari me shokë u angazhuan maksimalisht por ishin të pafat qw tw fitojnw dhe tw prekin finalen, ndërsa kryetrajner i kësaj skuadre nw atwkohw ishte Ramadan Mehana.
Kosova ishte më e mirë por jo gjithmonë fiton më i mirë në lojën e futbollit.
E diel, 26 prill, 1987
Kosova – Velezhi 0:1
Stadiumi në Vushtrri.
Shikues: Rreth 5.000.
Gjyqtar kryesor Sllobodan Joviq, ndihmës Pame Ivanoviqi dhe Jordan Mickovski.
Shënues: Selimotiq (36).
Kartona të verdhë: Gjakolli i Kosovës dhe Knezoviq i Velezhit,
Koova: Rashica 7, F. Rashica 6, Mehmeti 6, Çollaku 6 (Behrami), Gjakolli 7, Galica 7, Ramiqi 6, Kollari 6, Maloku 6 (Shosholli 6), Halili 6 dhe Hyseni 6.
Velezhi: Bashiqi 7, Hërkaq 7, Knezoviq 6, Çerkiqi 6, Margeta 7. Sudar 7, Jokishiq 7 (Çampara), Selimotiqi 6, Rebac 7, Vesiqi 7 dhe Mavrak 7.