Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, u shpreh se barazimi ndaj Bournemouth nuk duhet të ndikojë në objektivin e skuadrës për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.
Mesfushori portugez e cilësoi rezultatin zhgënjyes, duke theksuar se ekipi mund të kishte marrë më shumë, madje edhe të fitonte ndeshjen.
Megjithatë, ai nënvizoi se “Djajtë e Kuq” duhet të fokusohen te ndeshjet e radhës dhe të marrin pikët e humbura.
Fernandes shtoi se Premier League mbetet shumë e vështirë dhe kërkon përqendrim maksimal ndeshje pas ndeshjeje, ndërsa vlerësoi formën e mirë të skuadrës në javët e fundit.
Sipas tij, puna dhe mentaliteti fitues janë çelësi për të arritur objektivat e sezonit.