Të enjten, më 26 mars, kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale të playoff-it të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror që sivjet mbahet në ShBA, Kanadë dhe Meksikë.
E për t’i përjetuar bashkarisht emocionet, Komuna e Prishtinës e ka vendosur në zemër të kryeqytetit një ekran gjigand, për ta përcjellur këtë ndeshje tejet të rëndësishme.
Njoftimi u bë nga kryetari Përparim Rama.
“Kryeqyteti, në bashkëpunim me KD Events & Communications, DigitAlb, Artmotion dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, sjell atmosferën e stadiumit në qytet.
Bashkohu me mijëra tifozë dhe përjetoje këtë përballje historike!”, njoftoi Rama.