Kombëtarja e Kosovës i frikëson sllovakët, në ndeshjen që do të luhet të enjten në mbrëmje në Bratisllavë në ndeshjen e gjysmëfinales së play-off-it për një biletë në Kampionatin Botëror në futboll,.
“Sllovakia ka arsye për tu shqetësuar seriozisht.
Ai (Vedat Muriqi) peshon mbi njëqind kilogramë dhe ka një kokë të jashtëzakonshme.
A mund ta imagjinoni që sot një lojtar nga Kosova të kishte 18 gola në sezonin aktual të ligës së famshme spanjolle?
Nëse jo, është e kuptueshme.
Dhe kjo është realiteti që sjell kundërshtari, një lojtar me numra që futbolli sllovak nuk i ka parë shpesh.
Objektivisht, ka arsye për shqetësim”, shkruan mes të tjera media sllovake “Sportnet. sme”.
Media sllovake ka shkruar një realitet se si Muriqi e ka përjetuar luftën, kjo çmend serbët.
“Si fëmijë, ai përjetoi luftën.
Sot, ai po ndjek Kylian Mbappen në tabelën e golashënuesve të La Ligës.
Historia e Vedat Muriqit nuk është vetëm për futbollin.
Është një histori mbijetese.
Si djalë i vogël, ai u shtri në një bodrum me më shumë se pesëdhjetë persona.
Frika, uria dhe pasiguria ishin pjesë e përditshme e jetës.
Në një intervistë të gjatë për ‘El Pais’, ai përshkroi ditët gjatë konfliktit midis vendit të tij dhe Serbisë”, shkruan media sllovake..
“Ne ndanim një litër qumësht në ditë dhe një qepë për 50 veta,” kujton ai.
“Momentin më të frikshëm e përjetuan kur ushtarët serbë sulmuan shtëpinë e tyre. Familjes iu dhanë dy minuta për t’u larguar, përndryshe do ta shpërthenin shtëpinë”, shrkuan meia sllovake..
“Atyre u desh të iknin me traktor drejt Shqipërisë, ku jetuan në kampe refugjatësh. Vetëm pas përfundimit të luftës mund të ktheheshin – te shtëpia e shkatërruar.
Lufta ia mori babanë. Në moshën nëntë vjeç, ai duhej të fillonte punë në restorantin e xhaxhallarëve për të ndihmuar nënën dhe motrën.
“Kur pi kafe ose ha bukë, gjithmonë falënderoj
Zotin. E di çfarë kam kaluar, dhe nëse ka një gjë pozitive që më ka dhënë lufta, është se mësova të vlerësoj edhe gjërat më të vogla,” tha ai për ESPN.
Futbolli ishte një arratisje dhe shpresë. Ai filloi te KF Liria në vendlindjen e tij, Prizren. Në moshën 18-vjeçare shkoi në Shqipëri, te Teuta Durrës, ku gjithashtu duhej të kombinonte futbollin me punën si kamarier për të ndihmuar financiarisht familjen.
“Pika kthese erdhi në Turqi. Në sezonin 2018/19 shënoi shtatëmbëdhjetë gola në kampionat për Çaykur Rizespor.
Më pas erdhi transferimi për afro gjashtë milionë euro te Fenerbahçel, ku konfirmoi menjëherë cilësinë e tij – në sezonin e parë shënoi 15 gola.
Megjithatë, një transferim i madh te Lazio në 2020 (21 milionë euro) nuk funksionoi. Ai nuk përshtatej me sistemin, u përball me lëndime dhe shënoi vetëm dy gola në 49 ndeshje.
Media italiane e përshkroi atë si një nga transferimet më të këqija të sezonit.
Sot po përjeton sezonin e jetës.
Ka 18 gola dhe ende i ka dhjetë ndeshje para. Vetëm Mbappe është përpara tij me 23 gola, pas tij Lamine Yamal me katërmbëdhjetë.
Dhe ai luan për Mallorca-n, që po lufton për mbijetesë.
Ai është 194 centimetra i gjatë. E quajnë “pirat i ajrit” sepse shënon shumë gola me kokë.
Njëkohësisht, ai po ndjek një rekord klubi. Ka shënuar gjithsej 53 gola për Mallorca-n, vetëm një më pak se legjendari Samuel Eto’o”., shkruan mes të tjera media sllovake.