Juventus është në prag të një revolucioni, pasi ky sezon rezultoi zhgënjim.
Kritikat kanë qenë për transferimet e këtij edicioni, që nuk sollën ndryshimin.
Gazetari Xhanluka Di Marcio raporton se të gjithë rrezikojnë largimin, me përjashtim të Edon Zhegrovës që pritet të ketë mundësinë e dytë.
“Të gjithë afrimet e reja janë në rrezik për t’u larguar. Zhegrova është i vetmi, që mund të ketë një mundësi të dytë”, shprehet gazetari italian.
Sulmuesi i Kosovës sot pësoi tjetër humbje të madhe në tregun e “transfermarkt”. Vlera e Zhegrovës ra nga 20 milionë në 14 milionë euro.
Zhegrova akoma nuk e ka gjetur golin e parë me Juventusin.
Te “Zonja” duan të besojnë pas transferimit që kushtoi 15 milionë euro.