Nxënësi 13-vjeçar godet me thikë në qafë mësuesen në shkollë, dërgohet në gjendje të rëndë në spital!

- Bota Sot

Nxënësi 13-vjeçar godet me thikë në qafë mësuesen në shkollë, dërgohet në gjendje të rëndë në spital!

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Bergamo të Italisë, ku një nxënës 13 vjeçar ka goditur me thikë në qafë mësuesen e tij. Ngjarja ndodh mëngjesin e kësaj të mërkure, rreth orës 07:45, në shkollën në Via Damiano Chiesa.

Nxënësi i klasës së tetë sulmoi Chiara Mocchi-n, një mësuese 57-vjeçare të frëngjishtes, me një thikë në korridorin e katit të parë. Arsimtarja u dërgua në gjendje të rëndë me urgjencë në spital nëpërmjet një helikopteri.

Sipas informacioneve paraprake, mësuesja u godit disa herë me thikë në fyt dhe në bark nga nxënësi ndërsa tashmë ndodhet jashtë rrezikut në spital.

Djali u ndalua nga karabinierët, të cilët, duke kontrolluar çantën e shpinës, gjetën edhe një pistoletë bosh. Gjatë momentit që kreu krimin, ai mbante veshur një bluzë me mbishkrimin “Vendetta”, që do të thotë hakmarrje.

Ministri i Arsimit, Giuseppe Valditara reagoi duke thënë se “Kjo ngjarje tregon nevojën për të miratuar shpejt rregulloret e reja dhe të rrepta të vendosura nga qeveria për të luftuar krimin tek të rinjtë, dhe në veçanti përhapjen e armëve të papërshtatshme midis të rinjve.”



Read it all at Bota Sot