Bastet favorizojnë Sllovakinë para ndeshjes me Kosovën

- Bota Sot

Bastet favorizojnë Sllovakinë para ndeshjes me Kosovën

Ka ardhur momenti vendimtar për Kosovën në futboll, ku nesër do të luajë ndeshjen gjysëmfinale të “play-offit”, për kualifikimi në Kupën e Botës.

”Dardantët” do të përballen me Sllovakinë, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin “Tehelne pole”, në Bratisllavë, më fillim nga ora 20:45, shkruan IndeksOnline.

Kompanitë e basteve e favorizojnë Sllovakinë, ku kuota për fitoren e tyre është 2.10 euro, për fitoren e Kosovës 3.70 euro, ndërsa që ndeshja të përfundojë me barazim, koutohet me 3.25 euro.

Kujtojmë se Kosova në rast fitoreje, në finale do të luajë me fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani, dhe do të ketë një përparësi të madhe, pasi ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.



Read it all at Bota Sot