Arsenali po planifikon ndryshime në mbrojtje për sezonin e ardhshëm, pasi largimi i mundshëm i Ben White ka detyruar klubin të kërkojë një alternativë të re në krahun e djathtë.
Trajneri Mikel Arteta ka në radar dy talente braziliane, Wesley França që luan me Romën dhe Vanderson aktualisht pjesë e Monacos.
Të dy lojtarët vlerësohen për aftësitë ofensivë dhe stabilitetin në mbrojtje, duke qenë opsione ideale për të rritur konkurrencën në skuadër.
Arsenali synon të forcojë krahun e djathtë me një lojtar të ri dhe dinamik, në mënyrë që të mbetet konkurrues në Premier League dhe në arenën evropiane.