Kush është talenti që po “çmend” polakët?

- Bota Sot

Kush është talenti që po “çmend” polakët?

Talenti i ri polak, Oskar Pietuszewski, është pranë hyrjes në historinë e Polonisë, teksa mund të vendosë një rekord të ri në ndeshjen e “play-off”-it ndaj Shqipërisë.

17-vjeçari ka bërë bujë këtë sezon me paraqitjet e tij te Porto, ku ka thyer disa rekorde të rëndësishme.

Ai është bërë lojtari i huaj më i ri në historinë e klubit portugez që ka startuar në formacion, golashënuesi më i ri i huaj për “dragonjtë” dhe gjithashtu realizuesi më i ri në derbin ndaj Benficës.

Pietuszewski mund të shkruajë histori edhe me fanellën e kombëtares.

Nëse aktivizohet në sfidën e së enjtes, ai do të debutojë në moshën 17 vjeç e 311 ditë, duke u bërë një nga lojtarët më të rinj që kanë veshur fanellën e Polonisë.



Read it all at Bota Sot