Shefja e Bankës Qendrore Evropiane paralajmëron: Bizneset mund t’i rrisin më shpejt çmimet për shkak të luftës në Iran

- Bota Sot

Shefja e Bankës Qendrore Evropiane paralajmëron: Bizneset mund t’i rrisin më shpejt çmimet për shkak të luftës në Iran

Shefja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde paralajmëroi së bizneset në Evropë mund të rrisni shpejt çmimet, si përgjigje ndaj luftës me Iranin.

Sipas saj, përvoja e hidhur nga rritja e fortë e çmimeve të energjisë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia ka lënë gjurmë të thella në sjelljen e kompanive. Inflacioni, i cili arriti nivele dyshifrore në vitin 2023, ka bërë që ndërmarrjet të jenë më të ndjeshme dhe më të shpejta në reflektimin e kostove të reja në çmimet për konsumatorët.

Ka mbetur një shenjë,” u shpreh Lagarde, duke shtuar se bizneset “mund të jenë më të shpejta se herën e fundit” në ndryshimin e etiketave të çmimeve.

Herën e fundit, në vitin 2022, inflacioni në Evropë u rrit ndjeshëm pasi Rusia ndërpreu pjesën më të madhe të furnizimeve me gaz natyror, duke shkaktuar rritje të forta të çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike.

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme kanë çuar në një rritje të menjëhershme të çmimeve të naftës, duke ndikuar drejtpërdrejt në kostot e karburantit, udhëtimit dhe prodhimit industrial.

Megjithatë, sipas Lagarde, pyetja kryesore mbetet kohëzgjatja e kësaj rritjeje.



Read it all at Bota Sot