“Shqiponjat” e Kombëtares zbarkojnë në Varshavë

- Bota Sot

“Shqiponjat” e Kombëtares zbarkojnë në Varshavë

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Varshavë.

Nisja u bë mëngjesin e sotëm nga “Aeroporti Nënë Tereza”, teksa avioni i kuqezinjve ka zbarkuar pak çaste më parë në kryeqytetin polak.

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar videon e momentit, kur stafi i Kombëtares dhe futbollistët, prekin tokën polake.

Fokus maksimal dhe qetësi, kjo shihet qartë në fytyrat e tyre.

Kujtojmë që Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushëm mbrëmjen e nesërme, 26 mars përballë Polonisë.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “PGE Narodowy”, do të nisë prej orës 20:45.



Read it all at Bota Sot