KF Rinia nga Mateçi do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar

- Bota Sot

KF Rinia nga Mateçi do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar

KF Rinia nga Mateçi (gjenerata U13) i komunës së Likovës do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “IBERCUP CASCAIS 2026” në Portugali, ku do të përfaqësojë futbollin e Maqedonisë si i vetmi ekip nga rajoni dhe Ballkani!

Turneu do të zhvillohet nga datat 31 mars-5 prill 2026.

KF Rinia do të jetë në një grup me gjigandët e futbollit si: AS Roma, Juventus, Botafogo, AEK, Sporting Lisbonë, Benfica, Vitoria e tjerë.

Ky turne do të jetë një përvojë shumë e mirë për shkollën e futbollit KF Rinia që udhëhiqet nga trajneri i njohur Skender Ismaili, ish-kapiten i KF Bashkimi nga Kumanova.



Read it all at Bota Sot