Trajneri i Polonisë: Pres ndeshje të hapur, Shqipëria mund të bëjë befasinë

- Bota Sot

Trajneri i Polonisë: Pres ndeshje të hapur, Shqipëria mund të bëjë befasinë

Trajneri i Polonisë, Jan Urban, foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Shqipërinë, në fazën “play off” për Botërorin.

Tekniku polak u shpreh se pret një ndeshje të hapur, ndërsa i druhet një surprize nga kuqezinjtë.

“Pres një ndeshje të hapur, edhe pse Shqipëria është një ekip i fokusuar në mbrojtje.

Ata gjithashtu e dinë se duhet të ketë një rezultat. Në ndeshjet e fundit kundër tyre, na kanë shkaktuar më shumë probleme.

Ata janë një ekip me një formacion shumë të qëndrueshëm, i njëjti trajner për disa vite dhe janë të organizuar mirë. Ata mund të bëjnë një surprizë, por shpresoj që jo nesër”, deklaroi Urban.

Në të njëjtën linjë ishte edhe mbrojtësi, Jakub Moder, i cili u shpreh se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë ndaj kuqezinjve.

“Nuk do të jetë e lehtë kundër Shqipërisë, e dimë këtë. Ata po luajnë mirë dhe po mbrohen mirë.

Çelësi do të jetë shkatërrimi i mbrojtjes së tyre. Pas analizës dhe stërvitjes, e dimë që kemi një plan, një metodë dhe gjithçka do të funksionojë në fund”, deklaroi Moder.



Read it all at Bota Sot