Milan me vendim të ri për Rafael Leaon!
AC Milan po e konsideron shitjen e sulmuesit portugez, Rafael Leao pas një periudhe të shkëlqyer me klubin.
Në moshën 26-vjeçare, Leao mbetet një aset kyç, por largimi i tij mund të sjellë të ardhura të mëdha me të cilat mund të përforcohet skuadra për sezonin e ri.
Trajneri Massimiliano Allegri vlerëson talentin e tij, por klubi është i gatshëm të shqyrtojë çdo ofertë serioze që mund të arrijë gjatë merkatos së verës.