Legjenda Romario: Do e ftoja edhe të lënduar Neymarin!

- Bota Sot

Legjenda Romario: Do e ftoja edhe të lënduar Neymarin!

Legjenda e futbollit brazilian, Romario, ka ndarë mendimin e tij lidhur me formacionin e mundshëm të Brazilit për Kupën e Botës 2026, duke u fokusuar veçanërisht te reparti ofensiv.

Sipas tij, treshja ideale në sulm duhet të përbëhet nga Raphinha, Vinicius Jr dhe Neymar, pavarësisht gjendjes fizike të këtij të fundit.

 "Yo pondría a Raphinha, Vini Jr y Neymar en el ataque de la selección."

"Creo que Neymar no estará al 100% pero aun así lo elegiría. Neymar tiene una cualidad única y se gana un gran respeto de sus rivales."

“Do të vendosja Raphinha, Vini Jr dhe Neymar në sulmin e kombëtares.

Mendoj se Neymar nuk do të jetë në 100%, por përsëri do ta zgjidhja. Neymar ka një cilësi unike dhe fiton respekt të madh nga rivalët,” u shpreh Romario.

Kujtojmë që Carlo Ancelotti nuk e ftoi Neymarin për ndeshjet miqësore të muajit mars..



Read it all at Bota Sot