Strakosha: Kualifikimi, festë për shqiptarët

- Bota Sot

Strakosha: Kualifikimi, festë për shqiptarët

Kualifikimi në kampionatin botëror do të ishte një festë e madhe për të gjithë shqiptarët në të gjithë botën.

Kështu e konsideron Tomas Strakosha ëndrrën e madhe në një intervistë për FIFA-n.

“Nuk mund ta imagjinoj se çfarë do të ndodhë në rast se kualifikohemi.

Kemi përjetuar diçka të tillë me Europianin, por Botërori do të ishte diçka më e madhe. Do të ishte një festë për të gjithë shqiptarët”, tha Tomas Strakosha, portieri i kombëtares.

Megjithatë, gardiani kuqezi kërkon që fokusi maksimal të jetë vetëm te ndeshja me Poloninë.

“Është një nga skuadrat më të organizuara me të cilat kam luajtur. Ka lojtarë të rëndësishëm si Levandovski apo Zielinski. Por edhe ne kemi Armando Brojën. I duhet thjesht të gjejmë vazhdimësinë. Kemi nevojë për lojtarë si ai”.

Portieri kuqezi tregon gjithashtu lidhjen e fortë që ekziston mes lojtarëve dhe kombit.

“Të luash për Shqipërinë është krenari. Kemi shumë futbollistë që janë rritur jashtë vendit dhe mund të luanin me kombëtare të tjera. Por kur vesh fanellën kuqezi është një ndjesi tjetër, është e pashpjegueshme”.

Në këtë sezon me AEK-un, Tomas Strakosha ka bërë paraqitje pozitive dhe ka arritur gjithashtu të presë 3 penallti.



Read it all at Bota Sot