Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka folur në prag të takimit me Poloninë që do të luhet më 26 mars prej orës 20:45. Mbrojtësi i Atalantës tha fjalën e tij, para transfertës së vlefshme për gjysmëfinalen e “play off” të Botërorit 2026.
Sa e ndjen peshën e ndeshjes? Po sigurisht, e kemi ndjerë si kur kemi arritur “play off”.
Eksperienca në ndeshjet e fundit të kombëtares, ka treguar që zhvillimi ka qenë i mirë. Besoj do jemi gati nesër për maksimumin, kundërshtari ka nivel të lartë dhe do provojmë gjithçka për të arritur këtë ëndërr.
Sa gati jemi? Besoj se ekipi do jetë gati, është rast i madh dhe besoj nuk ka shumë lidhje eksperienca në këto ndeshje, por dëshira, vullneti, djersa dhe çdo gjë që lë në fushë. Ai që është më i aftë do fitojë.
Levandovski? Është shumë e vështirë, nuk ka dyshime sepse është një nivel në vitet e fundit, që të them që aq lart është shumë e vështirë të arrijnë sulmuesit. Ai është një nga ata sulmues që ka bërë karrierë aq të gjatë në ato nivele. Por nuk do jem i vetmi të provoj të ndal Levandovskin, duhet që gjithë skuadra të jetë në momente të mira, si në mbrojtje, si në sulm.
Fitorja në Ligën e Europës apo arritja me Shqipërinë? Në këtë moment nuk jam në pikën që të vendos cilën të preferoj. Por besoj që si kapiten, të bëj një histori kaq të madhe me Shqipërinë, besoj që do të jetë e mrekullueshme e pa fjalë.
Por duhet të shohim hap pas hapi, ndeshja më e rëndësishme është nesër, të mendojëm vetëm për nesër e pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë.
Si i shikoni shanset? Besoj se shanset kur të hysh në fushë janë 50 me 50. Unë hy në fushë për fitore, besoj se gjithë kombëtarja… Risia ka qenë e mirë dhe madhe. Kemi marrë eksperiencë në ndeshjet e fundit, do na ndihmojë dhe nesër. Taktikën e vendos trajneri. Si të sulmojmë dhe mbrojmë, duhet të jenë perfekte për të fituar me një kombëtare perfekte si Polonia.