Selektori i Shqipërisë: Polonia të vret në kundërsulm

- Bota Sot

Selektori i Shqipërisë: Polonia të vret në kundërsulm

Selektori i Kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo, është shfaqur sot para mediave për konferencën e zakonshme në prag të sfidës që kuqezinjtë luajnë në Varshavë ndaj Polonisë vendase këtë të enjte, e vlefshme për gjysmëfinalet e play-off të Botërorit 2026.

Tekniku ka folur rreth të rejave më të fundit nga kampi kuqezi dhe si po përgatitet kjo ndeshje historike për Shqipërinë:

“Polonia nuk është një skuadër që të bën mbajtje topi në çdo zonë të fushës, e drejtë.

Ajo shfrytëzon shumë tranzicionin, me lojtarë të shpejtë që mbajnë topin dhe pastaj e punojnë mirë.

Flasim për shumë prej tyre, kemi parë të gjitha ndeshjet, kanë qenë 3 pikë pas Holandës, kanë bërë dy ndeshje që barazuan me Holandën, që është e fortë, skuadër e cila bën Europiane  e Botërorë.

E vërtetë, nuk janë një skuadër që ka karakteristikë mbajtjen e topit, por në kundërsulm të vret, ka shumë lojtarë të mirë. Urban ka bërë 5 ndeshje si trajner, shihet skuadra shumë më e organizuar, si në aspektin ofensiv, ashtu edhe mbrojtës, pra shihet.

Muçi e Mehmeti? Kishim kontaktin e parë me lojtarët të hënën, kemi bërë pak stërvitje, 35 minuta në total. Është e pamundur që të caktoj ekipin.

Por ajo që mendoj, është e qartë me të gjithë. Kemi afruar disa kohë më parë Mehmetin, edhe Muçin, dy të rinj, që e shohin portën. Atëherë më kujtohet që duhet të përshtatemi me situatën, janë lojtarë që kanë këmbë të mira dhe shënojnë.

Të shohim si mund t’i shfrytëzojmë të dy gjatë ndeshjes.

Duhet ju të thoni nëse skuadra është përmirësuar apo ndryshuar në 3 vite. Lojtarë të rinj, rezultate… Unë, nga kjo anë, them që jemi përmirësuar, flas vetëm për ciklin tim, jo më para. Sipas meje është përmirësuar.

Por dhe kundërshtari është përmirësuar, është një Poloni e përmirësuar.

Sipas meje jemi përmirësuar si ekip. Sa i përket ndeshjes më të rëndësishme të historisë time si trajner apo Shqipërisë, pa i ulur meritat, janë bërë dy Europianë.

Kemi bërë ndeshje të rëndësishme, edhe me Serbinë që është gjeopolitike.

Po, kjo është një nga më të rëndësishmet”.



Read it all at Bota Sot