Kombëtarja e Kosovës është para një sfide të madhe në Bratisllavë.
Dardanët synojnë fitore ndaj Sllovakisë, ndeshje e cila luhet nesër në orën 20:45 në kuadër të gjysmëfinales së play-off-it për një biletë në Kampionatin Botëror në futboll.
Ish-futbollisti i mirënjohur, Ynall Duraku, shprehet optimist për këtë sfidë. Duraku ka qenë pjesë e Trepçës ’89, Besianës dhe Prishtinës, ndërsa një kohë ka luajtur edhe në Suedi.
“Kosova ka cilësi më shumë se sa po tregohet në rezultate dhe kjo ndeshje është momenti me e dëshmu.
Sllovakia është ekip i organizuar, por jo mbi ne në cilësi individuale. Nëse futemi me mentalitet fitues dhe pa frikë, Kosova ka gjithçka për të arritur fitore.
Kjo është ndeshje ku duhet me treguar karakter, jo vetëm lojë”, tha Duraku për gazetën kombëtare “Bota sot”..