Enis Bardhi: Jemi gati për ndeshjen me Danimarkën!

- Bota Sot

Enis Bardhi: Jemi gati për ndeshjen me Danimarkën!

Ai ka luajtur shumë ndeshje të rëndësishme për ekipin e Maqedonisë në karrierën e tij.

Por Enis Bardhi beson se më e rëndësishmja ende nuk ka ardhur.

Dueli me Danimarkën përcakton drejtpërdrejt të ardhmen në kualifikueset e Kupës së Botës.

Edhe pse humbën vetëm një ndeshje zyrtare në vitin 2025, rruga drejt “biletës” së Kupës së Botës ende kalon nëpër Kopenhagë, pastaj në Pragë ose Dublin.

Kapiteni i ekipit të Maqedo isë në konferencën zyrtare për shtyp tha:

“Ne i dimë si pikat e forta ashtu edhe të dobëta të ekipit kombëtar danez.

Ne u përgatitëm, analizuam, diskutuam se si t’i parandalojmë pikat e tyre të forta dhe jemi gati për ndeshjen.

Mësuam shumë nga humbja në Cardiff, biseduam me njëri-tjetrin dhe jemi të vetëdijshëm për atë që mund të na sjellë kjo ndeshje. I pritëm shumë mirë lojtarët e rinj, veçanërisht Herrera-n, i cili flet maqedonisht.

Ata shpejt hynë në ritmin e njohur që kemi. Me këtë emocion dhe energji, jemi gati për të gjitha kombinimet. Elmas na ndihmon, ai gjithashtu i këshilloi lojtarët mbrojtës se si të ruhen nga Hoylund.

Në shumicën e këtyre ndeshjeve të mëdha na nënvlerësuan dhe kjo na erdhi në ndihmë. Do të tregojmë atë që dimë në fushë. Mbështetja e tifozëve tanë gjithmonë na arrin dhe është për të ardhur keq që jo të gjithë do të jenë në gjendje të vijnë nesër, por i gjithë vendi është me ne”.

Maqedonia do të ketë më shumë se një mijë spektatorë në mbështetje nesër në mbrëmje në “Parken” në Kopenhagë.



Read it all at Bota Sot