Ish-trajneri i Polonisë kërkon kujdes ndaj Shqipërisë

- Bota Sot

Ish-trajneri i Polonisë kërkon kujdes ndaj Shqipërisë

Ndeshja ndaj Shqipërisë padyshim ka marrë vëmendjen kryesore në mediat polake, ku ekspertë të ndryshëm futbolli në fakt argumentojnë se ekipi vendas është favorit për të fituar këtë përballje të play-off të Botërorit.

Por jo të gjithë e shohin me kaq eufori përballjen mes palëve.

Një prej atyre që bën thirrje për kujdes, është edhe ish-trajneri i Polonisë, Antoni Pieshniczek.

Duke folur për “Polsat Sport”, ai ka theksuar se trajneri Jan Urban bënte mirë që përsëriste se rezultati kishte rëndësi më shumë se loja në këtë sfidë.

“Ne të gjithë e dimë se çfarë është në lojë dhe trajneri sapo e tha me zë të lartë.

Dhe mendoj se ka të drejtë të jetë kaq i sinqertë, të shprehë çfarë ndjen dhe mendon.

Ai ka përfituar nga eksperienca e paraardhësve të tij. E ka parë se si janë gjykuar. Ai e di se kur ne ishim duke fituar, askush nuk akuzonte lojtarët se kanë luajtur dobët.

Favoritë? Padyshim ne jemi, por duhet gjithmonë të kesh një qasje me kujdes dhe respekt për kundërshtarin që ke përballë. Ia vlen që të bëjmë një përmbledhje të tillë.

Nga 10 ndeshjet tona kundër Holandës, ne mund të fitojmë një apo dy. Megjithatë, ne nuk e dimë kurrë se kur mund të ndodhin.

Dhe Shqipëria, duke u përballur me ne, mund të supozojë se do të humbasë 6 herë, do të barazojë dy dhe fitojë dy. Ndaj ne duhet të jemi vigjilentë, pasi ne asnjëherë nuk e dimë se kur kjo mund të ndodhë”, tha ish-trajneri 83-vjeçar.



Read it all at Bota Sot