Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka folur për çmimet aktuale të derivateve në Kosovë dhe nevojën për heqjen e akcizës e TVSH-së.
“Çmimet aktualisht sot janë:
Dizel 1.70€ deri 1.79€
Benzinë 1.34€ deri 1.44
Trendi i derivateve është një rënie e lehtë”, ka thënë ai.
Berjani ka potencuar se i kanë dërguar kërkesë me shkrim Kurtit, Muratit e Kusari-Lilës dhe ata do të ndërhyjnë nëse e shohin të arsyeshme.
“Ne ju kemi dërguar kërkesë me shkrim kryeministrit Albin Kurti, ministrit Hekuran Murati dhe ministres Mimoza Kusari-Lila. Në qoftë se e shohin të arsyeshme të ndërhyjnë, duhet, por trendi i derivateve është në rënie. Lajm i mirë për qytetarët është se kemi rënie të çmimit të derivateve dhe duhet edhe shporta e qytetarit të ulet”, ka theksuar ai për Gazeta Blic.
Sipas tij, “qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion”.
“Heqja e akcizës dhe TVSH-së bëhet me ligj”, ka deklaruar Berjani.