Polonia përgatit "artilerinë" ndaj Shqipërisë, Jan Urban "zbulon" 11-shen titullare

- Bota Sot

Polonia përgatit "artilerinë" ndaj Shqipërisë, Jan Urban "zbulon" 11-shen titullare

Jan Urban është i vendosur për ti marrë më të mirën sfidës që Polonia e tij do ta luajë sonte në mbrëmje ndaj Shqipërisë në Varshavë. 

Për këtë duel, trajneri nuk ka ndërmend të bëjë eksperimente dhe pritet që në fushë të hedh formacionin më të mirë për të siguruar kalimin drejt finales. 

Në portë, Urban do ti besojë Grabarës në mungesë të Skorupskit të dëmtuar, i cili vjen nga një formë shumë e mirë të treguar në Wolfsburg në kampionatin gjerman, ndërsa mbrojtja do të rreshtohet nga Kedziora, Kiwior dhe Bednarek. 

Në mesfushë, polaku do ti beojë katërshes Cash, Slisz, Zielinski dhe Skoras, ndërsa në majën e sulmit do të jetë si gjithmonë Robert Lewandowksi, i mbështetur nga krahët me Stymanski dhe Kaminski. 

FORMACIONI I MUNDSHËM:

Kamil Grabara — Tomasz Kędziora (Przemysław Wiśniewski), Jan Bednarek, Jakub Kiwior — Matty Cash, Bartosz Slisz, Piotr Zieliński, Michał Skóraś — Sebastian Szymański, Jakub Kamiński — Robert Lewandowski.



Read it all at Bota Sot