Ylli i Real Madridit dhe kombëtares franceze, Kylian Mbappe, ka dhënë një intervistë ku foli për Neymar Jr-in dhe mundësinë që braziliani të marrë pjesë në Kupën e Botës.
Mbappe nuk ka dyshim për talentin e ish-shokut të tij të skuadrës.
“Neymari është Neymar. Botërori u përket yjeve.
Dhe, sipas mendimit tim, Neymari është një nga yjet më të mëdhenj.
Nuk mund ta imagjinoj një Botëror pa Neymar-in, por nuk mund të shkoj kundër trajnerit tim të mëparshëm”.
Ai gjithashtu shprehu besimin se Neymari do të jetë gati për turneun:
“E njoh Neymarin. Ai do të përgatitet dhe do të jetë në Botëror”, u shperh Mbappe
Kujtojmë se Neymar nuk u ftua nga Ancelotti për ndeshjet miqësore.