UEFA ndëshkon Fenerbahcen

- Bota Sot

UEFA ndëshkon Fenerbahcen

Komiteti Disiplinor i UEFA-s e ka ndëshkuar Fenerbahcen me një ndeshje pa të drejtën për të pasur tifozë të pranishëm në ndeshjen e tyre të ardhshme evropiane jashtë fushe, si dhe me një gjobë financiare prej gjithsej 50,500 eurosh.

Siç njoftoi UEFA, Fenerbahce u ndëshkua për sjelljen e tifozëve të saj në ndeshjen kundër Nottingham Forest në të tetën e finales së Europa League në futboll

Tifozët e klubit turk shkaktuan trazira në tribuna dhe hodhën mjete piroteknike, si dhe dëmtuan një numër të madh karrigesh.

Organi drejtues i futbollit evropian njoftoi se Fenerbahce u gjobit me 30,000 euro për sjelljen e tifozëve dhe 20,500 për dëmet e shkaktuara në stadiumin “City Ground”..



Read it all at Bota Sot