Një tërmet mesatarisht i fortë goditi sot Greqinë perëndimore.
Lëkundjet me magnitudë 3.4 ballë të shkallës Rihter ndodhën në orën 14:32 me orën lokale, në Leptokaria të Thesprotisë.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 8 km në juglindje të Leptokarisë, Thesproti, ndërsa thellësia fokale vlerësohet në 5 kilometra.
Nuk raportohet për dëme materiale, por vetëm për frikë dhe panik tek banorët.