Tarkoviq alarmon për Kosovën: Jam i bindur se sot nuk do të jetë kështu

- Bota Sot

Tarkoviq alarmon për Kosovën: Jam i bindur se sot nuk do të jetë kështu

Kosova është gjithnjë e më e frikshme për sllovakët.

Këtë e thonë edhe vet mediat sllovake.

Sonte në orën 20.45 në Bratisllavë do të ndeshen Sllovakia dhe Kosova në ndeshjen e gjysmëfinales së play-off-it të për një biletë në Kampionatin Botëror në futbolll.

“Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të vitit për kombëtaren tonë të futbollit, disa faktorë të rëndësishëm do të luajnë rol vendimtar për rezultatin.

Priten kushte të vështira për shkak të motit me shi dhe një atmosferë e zjarrtë në tribunat e stadiumit të mbushur plot Tehelny pole”, shkruan media sllovake “Hnonline”.

Gazeta sllovake “HN” bisedoi me ish-trajnerin e kombëtares, Shtefan Tarkoviq, rreth asaj se çfarë do të jetë e rëndësishme në këtë ndeshje, çfarë do ta vendosë atë dhe cilat janë gjasat për sukses.

Ai kujton një ndeshje të ngjashme me atë të sotmen kundër Bosnje dhe Hercegovinës në shtator të vitit 2013, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në Brazil.

Në atë kohë, stadiumi në Zilina ishte i mbushur me tifozë boshnjakë.

“Jam i bindur se sot nuk do të jetë kështu dhe ne do të jemi më dominues, tifozët tanë do të jenë në numër më të madh dhe do të krijojnë një atmosferë të favorshme”, - thotë ai.



Read it all at Bota Sot