Në humor të mirë dhe me optimizëm, por njëkohësisht me seriozitet maksimal, futbollistët e Sllovakisë po e presin sfidën me kombëtaren e Kosovës në ndeshjen e gjysmëfinales së play-off-it për një biletë në Kampionatin Botëror në futboll.
Ndeshja luhet sonte në orën 20.45 në stadiumin ‘Tehelne pole” në Bratisllavë.
Portieri 37-vjeçar i Burnleyt, Martin Dubravka, mezi pret përballjen kundër rivalit ballkanik.
“Është një nga shanset e fundit. Kemi motivim shtesë, sidomos ne më të vjetrit.
Duhet ta kuptojmë se nuk ka kundërshtarë të lehtë në skenën evropiane.
Kosova ka lojtarë cilësorë që luajnë në liga të mira.
Duhet ta harrojmë të kaluarën.
Dikur nuk kishin emër, tani këta lojtarë janë pjekur.
Do ta qasemi kështu. Nuk do të nënvlerësojmë asgjë.
Ne gjithmonë kemi luftuar me gjithë zemër për kombin tonë.
Dhe kështu do të jetë edhe sot”, tha ai.
Sulmuesi anësor Lukásh Haraslin theksoi rëndësinë e këtij momenti:
“Në Sllovaki, kjo është një mundësi që ndodh vetëm një herë në jetë për lojtarët.
Do të bëjmë maksimumin për të arritur atje.
Kosova është kundërshtar i fortë, por besoj se mund t’ia dalim në shtëpi”.