Barcelona në kërkim të një numri 9 titpik për sezonin e ardhshëm.
Ideja e rinovimit të Levandovskit duket e varfër dhe në këto kushte blaugranat janë në kërkim të një alternative tjetër.
I pari në listë i cili ka të paktën dy alternativa është Julian Alvarez.
Sulmuesi i aktual të Atletikos së Madridit ka një klauzolë lëshimi prej 200 milionë eurosh, absolutisht e pamundur të për tu realizuar nga Barcelona. Në këto kushr blaugranat kanë nisur të mendojnë planin B.
Brenda, klubi po mban të hapura disa opsione për pozicionin ‘9’ që do t’i përshtatej portretit të dëshiruar. Ferran Torres është një alternativë e shkëmbimit me argjentinasin.
Nëse Atletiko bie dakord që të ulë çmimin, të paktën deri në 100 milionë, në lojë hyn klauzola e shëmbimit me Ferran Torrez dhe pjesa tjetër kompensohet me para.
Një alternativë e njëjtë me ato që qarkullojnë në 1 prill, pasi Atletiko nuk ka ndërmend të shesë yllin e saj për këto shifra. Te Barça kanë qenë të përgatitur prej kohësh, duke e ditur se është një pozicion që me siguri do të duhej të përforcohej këtë verë.
Edhe pse nuk është i pari në listë në planin B për Julian Alvarez, nigeriani Viktor Osimen është një lojtar për t’u marrë parasysh, pasi u rikthye në plan të parë me dy sezone të shkëlqyera në Gallatasarai, ku ka 56 gola në 70 ndeshje.
Ai ka një kontratë deri në vitin 2029. Sigurisht, karakteri i tij i çuditshëm, i cili e bëri atë të largohej keq nga Napoli një vit pasi fitoi titullin, është diçka që mbetet për të.
Megjithatë edhe për shifran e 70 milionëve, Barça më parë duhet të hyjë në bisedime për uljen e çmimit e më pas të mendojë për blerjen e tij, pasi Shifra është e papërballueshme për klubin katalanas. Ka edhe sulmues që kanë tingëlluar por përjashtohen të shkojnë në Barcelonë.
Serbi Dushan Vlahoviq është një nga pazaret e tregut dhe nuk ka rinovuar me Juventusin pavarësisht afrimeve të fundit. Edhe pse ai do të mbërrinte me një transferim, Barça nuk e ka parë ende të jetë ‘9’ titullar.
Slloveni Benjamin Sesko u vlerësua vitin e kaluar për të ardhmen përpara se të largohej nga Laipsig për 76.5 milionë euro. Megjithatë, ai nuk po i përmbush pritshmëritë në “Old Traford” ku ka filluar nga minuta e parë vetëm tre herë në 2026. Në fund edhe një përforëcim për mbrojtjen. Ai është Bastoni, eksperinca dhe përformaca e të cilit mund të jenë venditare për repartin difensiv.
Por edhe këtu problem është buxheti, i cili nuk përballon dot vlerën e 70-80 milionë eurove kërkuar nga Interi.