Vdes ish futbollisti shqiptar

- Bota Sot

Vdes ish futbollisti shqiptar

Ka ndërruar jetë Rauf Ramadani, ish futbollist i Sjhkëndijes së Tetovës.

Lajmi bëhet i ditur në faqen e klubit shqiptar. 

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija, është e tronditur nga lajmi për ikjen në amshim të ish futbollistit që i takon brezit të parë të skuadrës.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Rauf Ramadanit, një emër i rëndësishëm në historinë e KF Shkëndija.

Pjesë e futbollistëve të gjeneratës së parë të vitit 1979, ai ishte ndër ata që hodhën themelet e klubit tonë, duke kontribuar me pasion dhe përkushtim në fillimet e rrugëtimit të kuqezinjve.

Më vonë, si pjesë e kryesisë dhe kryetar i klubit në pjesën e dytë të viteve të 90-ta, ai vazhdoi të japë kontribut të çmuar në zhvillimin dhe forcimin e Shkëndijës.

Rauf Ramadanit do të kujtohet gjithmonë si njeri i klubit, me zemër të madhe dhe dashuri të pakushtëzuar për ngjyrat kuqezi.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit të Shkëndijës.

Prehsh në paqe”, shkruan në faqen e klubit Shkëndija.



Read it all at Bota Sot