Rekord i ri te Kombëtarja shqiptare! Kuqezinjtë për historinë ndaj Polonisë, kapiteni i bashkohet Andi Lilës pasi la pas Taren!
Elseid Hysaj është preferuar titullar nga trajneri Silvinjo ndaj Polonisë.
Mbrojtësi i Kombëtares përmirëson kështu rekordin si lojtari me më tepër paraqitje te kuqezinjtë, duke e pasur ndeshjen numër 97 të tij.
Kapiteni Berat Gjimshiti do të luajë ndeshjen e tij të 70 duke u vendosur në të njëjtën kuotë si Andi Lila. Pas tij kanë mbetur emra si Igli Tare dhe Alban Bushi.
Pjesa tjetër e lojtarëve që mund të luajnë sot, numërojnë më pak se 50 paraqitje.
Sfida ndaj Polonisë është historike, pasi kuqezinjtë luajnë për një biletë në Botërorin 2026.