Gjasula: Broja, faktor i madh në 20 minutat e fundit

- Bota Sot

Gjasula: Broja, faktor i madh në 20 minutat e fundit

Ish-mesfushori i Kombëtares, Klaus Gjasula, foli në prag të ndeshjes Poloni-Shqipëri, teksa u ndal te mos prezenca e Ernest Muçit nga minuta e parë.

Ai deklaroi: “Muçi është numër 10 shume i mirë. Skema është pa numër 10.

Trajneri e ka të vështirë t’i gjejë vendin. Kjo është ndeshje e rëndësishme

Do fusë lojtarët që ka bërë eksperiencën më të mirë.

Duhet t’i besojmë trajnerit. Sa më shumë të zgjatet mungesa e golit, aq më mirë për ne.

Duhet ta mbajmë ndeshjen e hapur, që presioni të bjerë te Polonia. Broja në 20 minutat e fundit mund të jetë faktor i madh, njësoj si edhe Muçi, janë lojtarë që mund të na ndihmojnë shumë”, deklaroi Gjasula.



Read it all at Bota Sot